Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen 2 qytetarë në Rinas

Më datë:

Dy qytetarë, të cilët tentuan që të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës kanë hyrë në telashe me policinë. Burime zyrtare bënë me dije se është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar. Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur të Hasit, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në vend po intensifikojnë kontrollet duke bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...