20.5 C
Tirana

Publikimi i të dhënave, reagon Zyra e Komisionerit: Po bëhen të gjitha vlerësimet, vendimmarrja vetëm mbi bazën e provave

Më datë:

Zëdhënësi i mbrojtjes së të dhënave personale, Redi Skënderi, doli sot në një deklaratë lidhur me publikimin e të dhënave personale të votuesve nga “E-Albania”.

Skënderi deklaroi se për rastin po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore. Sipas tij, Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi prova dhe vendimmarrjen e bën publike në faqen zyrtare në internet.

“Në lidhje me rastin, me të cilin u njohëm nga publiket mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të informacionit, apo provave të nevojshme për shqyrtimin administrativ të rastit, natyrisht për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal.

Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarrja do të jetë publike.

Institucioni ka administruar prej janarit të 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Për të dyja rastet po kryhen hetime. Edhe për këto dy raste vendimmarrja është publike në faqen tonë në internet”, tha komisioneri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në...

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në...

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...