Bilanci i Covid-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë 8 pacientë, regjistrohen 345 raste të reja infektimi

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi iu ka marrë jetën 8 pacientëve në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 345 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...