Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, Meta në mbështetje të banorëve: Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

Më datë:

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët u ngritën dje në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i në zonë dhe të një fabrike uji.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se duhet të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike dhe më tej i bën thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të pasurive kombëtare.

“Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, shkruan më tej Meta.

Postimi i plotë:

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!
25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...