Nga Drenasi në Prishtinë për të marrë vaksinën, 100-vjeçarja: Dua të jetojë edhe ndonjë ditë

Më datë:

Vaksinohet 100-vjeçarja Xhyla Elshani në Prishtinë. Elshani dëshiron që përmes vaksinimit t’i jepet fund pandemisë dhe të jetojë në kushte normale.

Xhyla Elshani ka lindur në vitin 1921 në Negroc të Drenasit.

Ajo ka plotë 100 vite jetë dhe ka ardhur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë vaksinën që do ta mbrojë nga coronavirusi.

100 vjeçarja thotë se vaksinën po e merr me shpresën që do të jetojë edhe ndonjë ditë.

“Kam ardhur ta marrë vaksinën për të jetuar edhe ndonjë ditë sepse [këto që i kam jetuar] pak po më duken. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje. Nuk kam problem me mushkëritë e as me zemrën. Po e marr vaksinën për shkak të pleqërisë”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Xhyla Elshani.

Vaksinën erdhi ta merr edhe 85-vjeçari Ibrahim Koci. Ai shpreson se me marrjen e vaksinës do të evitojë infektimin me coronavirus.

“Kemi pasur disa dyshime por shpresojmë se vaksina do të jetë produktive”, thotë Ibrahim Koci, përcjell Telegrafi.

Vaksinimi i personave të moshës mbi 85-vjeçare ka filluar më datën 8 prill në të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më tani në Kosovë nuk është raportuar ndonjë efekt anësorë pas marrjes së vaksinave.

Interesimi i të moshuarve për t’u vaksinuar është i madh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...