15.5 C
Tirana

Pritet të lehtësohen masat anti-COVID, Britania e Madhe do të testojë falas 2 herë në javë qytetarët

Më datë:

BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe do t’i ofrojë qytetarëve falas nga 2 teste COVID çdo javë, në kuadër të zgjerimit të programit të testimit, duke filluar nga e premtja e kësaj jave.

Qeveria britanike lajmëroi se rezultatet e testit do të jenë në dispozicion të qytetarit, vetëm 30 minuta pasi e kryejnë atë.

Sipas sekretarit të Shëndetësisë, kjo vjen në kuadër të programit të parandalimit të infektimeve me COVID-19 dhe pasi Boris Johnson ka për qëllim të lehtësojë masat dhe të rihapi dyqanet jo-thelbësore më 12 prill.

Ideja e testimeve të qytetarëve 2 herë në javë është kritikuar shumë ashpër nga disa, pasi mendohet se do të jetë një humbje e madhe ekonomike.

Kohët e fundit në Britaninë e Madhe është konstatuar një ulje e ndjeshme sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, kjo pasi edhe procesi i vaksinimit në vend po ecën me hapa shumë të shpejt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...