Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, ja vendi që na i dhuroi

Më datë:

Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.

Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores.

Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik.

Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, tha mes të tjerash ministrja e Shëndetësisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2940062192945129

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...