“Shqipëria është e veçantë”! Ambasadorja Kim: Do të arrijmë gjëra të mëdha, jemi mbështetur te njëri-tjetri për Covid e katastrofa natyrore

Më datë:

Pas ish-ambasadorëve të SHBA në Tiranë, ambasada amerikane ka publikuar edhe mesazhin e ambasadores aktuale, Yuri Kim, për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Në mesazhin e saj, ambasadorja Kim thekson se është privilegj të shërbesh si diplomat kudo në botë, por Shqipëria është e veçantë. Sipas saj, dy vendet janë mbështetur te njëri-tjetri për çdo katastrofë natyrore, për koronavirusin apo dhe kërcënime ndaj demokracisë.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë.

Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë.

Gjatë vitit tim të parë këtu kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mikpritjen e famshme të popullit shqiptar. Faleminderit nga thellësia e zemrës! Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku.

Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah! Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë.

Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...

Liqeni i Shkodrës në UNESCO

Një tjetër arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë...