157 të burgosur me Covid/ KSHH: janë diskriminuar gjatë trajtimit shëndetësor

Më datë:

Që prej shpalljes së pandemisë, rreth 450 persona të arrestuar gjatë kësaj kohe nga policia përfituan lirimin nga gjykatat me arsyetimin se ata mund të ishin prekur nga covidi dhe se nëse futeshin në qeli ata mund të shpërndanin infeksionin tek të burgosurit.

I tillë ishte edhe lirimi i Edmond Çekiçit që u mbajt në qeli vetëm katër ditë.

Por pavarësisht këtij qëndrimi tolerant ndaj një kategorie , përhapja e virusit në burg nuk u parandalua, ndonëse edhe takimet me familjarët janë bllokuar prej muajsh. 157 të dënuar rezultuan pozitiv nga covid 19 , por sipas komitetit shqiptar të Helsinkit të burgosurit që u preken nga infeksioni apo ata që u dyshuan si të tillë janë diskriminuar gjatë trajtimit shëndetësor. KSHH del në këtë përfundim pas monitorimit në burgje ku u vërejtën mungesë e pajisjeve dhe medikamenteve për trajtimin e të burgosurve në dy spitalet atë të burgut dhe godinën numër 5 në Lezhë .

“Edhe kur i kanë dërguar në spitalet civile ka një stepje dhe neglizhence sapo i kanë parë me pranga në duar. Këtë e thonë të burgosurit dhe nga ana tjetër dhe vetë mjekët.”

Por nga ana tjetër KSHH verën se edhe mjekët në burgje patën të njëjtin fat trajtimi të pabarabartë krahasuar me koleget e tyre në spitalet civile.

Ndaj mjekët në burgje kanë kërkuar ngritje rroge pasi gjatë pandemisë kanë vërejtur fluks të madh.

Por drejtoria e përgjithshme e burgjeve insiston se ka ndjekur rekomandimet e mjekëve epidemiologe për trajtim të të burgosurve të infektuar apo për izolimin e vatrave në mënyrë që të mos kishte përhapje të infeksionit nëpër qeli, ndërkohë që në fuqi vazhdojnë të jenë rekomandimet për tolerancë nga gjykatat ndaj të arrestuarve për krime të lehta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi me tritol në Shkodër, dyshohet për paralajmërim ndaj vëllait të mësuesit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e...

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: 200 mijë USD nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Muzeun Labëria

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur...

BE reagon për gjyqin në Hagë: Vendimi i Speciales duhet respektuar, por nuk është përfundimtar

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zhvillimet e...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora në rrugët e Tiranës kundër Ramës

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...