17.5 C
Tirana

Paloka takim me banorët e Shkallnurit: Fitorja e PD në Durrës do të jetë historike, në programin tonë përfshihen gjithë shtresat

Më datë:

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka takuar banorët e Shkallnurit ditën e sitmë.
Paloka ka siguruar se fitorja e PD në Durrës do të jetë historike.

Ai thotë se programi i PD është i mirëmenduar, dhe përfshine të gjithë shtresat si dhe është i detajuar deri në qindarkën e fundit.

NJOFTIMI NGA PD

Paloka- Do t’i kthejme Partisë Demokratike rezultatet historike.
Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten.
Sinkron Edi Paloka
“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike.”
Sakaq Paloka tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...