21.5 C
Tirana

62-vjeçari ra nga pallati dhe gjeti vdekjen, policia arreston dy persona. Ja pse akuzohen

Më datë:

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Pas ngjarjes se ndodhur mbrëmë, policia është vënë në lëvizje dhe pas hetimeve ka arrestuar shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

“Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti”- njofton policia, duke shtuar se ata rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

NJOFTIMI

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...