19.5 C
Tirana

Zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre

Më datë:

Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar. Në cilësinë e drejtueses së shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor.

Vendimi i marrë për të pranuar shqyrtimin e padisë është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Dhjetorin e kaluar, Kushtetuesja pranoi të marrë në shqyrtim edhe padinë e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...