Samiti për Ballkanin Perëndimor, Presidenti i PE: Vullnet që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të ecin me integrimin. Shans për të forcuar BE

Më datë:

Është zhvilluar sot samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Kryetari i Parlamentit Europian David – Maria Sassoli tha se në parlament ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Ai shtoi se Parlamenti Europian është përballur me kundërshtimin e tre vendeve.

“Në Parlamentin Europian ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Jemi përpallur me kundërshtimet e 3 vendeve anëtare. Duhet të përmbyllim hartën gjeografike të Evropës. Kemi një boshllëk, që quhet Ballkani Perëndimor”, tha ai. Sassoli theksoi se Parlamenti Europianj dëshiron që hapësira politike e ajo gjeografike të mund të përputhen.

David Sassoli nënvizoi se ka vullnet që Shqipëria e RMV të ecin përpara për integrimin. Ai shtoi se ky vullnet do mundësojë procesin e anëtarësimit.

“Hapësira politike e ajo gjeografike të përputhen. Ky është mesazh i rëndësishëm i këtij samiti. Ky është shans për të forcuar Bashkimin Evropian “, deklaroi Sasoli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...