11.5 C
Tirana

Meta uron 8 marsin me fotot e veçanta: Vetëm me mbështetjen e grave, Atdheu ynë do të jetë më i bukur!

Më datë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar sot festën e gruas e 8 marsit. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit, ka treguar se është takuar me tre gra parashutiste, të cilat ai i quaj si guximtare dhe simbole të kurajës dhe energjisë së pashtershme.

Meta theksoi më tej se me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, atdheu do jetë më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.
Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.
Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.
E ardhmja u përket Guximtareve!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...