13.5 C
Tirana

Sot Zvicra përkujton me një minutë heshtje viktimat e koronavirusit

Më datë:

Me një minutë heshtje dhe me rënien e këmbanave, Zvicra përkujton sot në mesditë mbi 9.300 njerëzit që kanë vdekur në pandeminë e koronës

Pikërisht një vit më parë, ishte bërë e njohur vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër.

Në fillim të javës, Presidenti Federal Guy Parmelin u ka bërë thirrje kishave në Zvicër që t`i aktivizojnë kambanat të premten në mesditë.

Në të njëjtën kohë, ai u ka bërë thirrje zviceranëve që të mbajnë një minutë heshtje.

Minuta e heshtjes, në orën 11:59 

“Të bashkuar në përkujtim: Unë i ftoj të gjithë në Zvicër të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e koronavirusit, të premten në orën 11:59. Pas kësaj, do të bien këmbanat e kishave”, ka shkruar Parmelin në një postim tjetër të mërkurën në Twitter.

“Në heshtje, dhe megjithatë së bashku, ne duam të tregojmë miqësinë, mbështetjen dhe mirënjohjen tonë”.

Parmelin sugjeron minutën e heshtjes jo vetëm për më shumë se 9,300 viktima të pandemisë dhe për ata që kanë humbur të afërmit Duhet të përkujtohen edhe personat që aktualisht vuajnë nga sëmundja ose po trajtohen nga efektet afatgjata, por edhe njerëzit që po i mbështetën këta.

Në konsultim me presidentët e të dy dhomave të parlamentit  Qeveria Federale ka vendosur të mos organizojë ndonjë ceremoni përkujtimore. Ky vendim justifikohet me situatën aktuale epidemiologjike. Kishat rajonale gjithashtu përgatisin aktivitete homazhi, pavarësisht nga Qeveria Federale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...