Ministrja Xhaçka takon ambasadorin e Turqisë në Tiranë

Më datë:

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Në një postim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Xhaçka thekson se “shpreha edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, pas tërmetit në lindje të vendit, 3 ditë më parë”.

“Njëherësh i përcolla ambasadorit, mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen që populli turk dha pas tërmetit të 26 nëntorit, që prej orëve të para e deri në vijim të procesit të rindërtimit”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

Ajo ka theksuar se viti 2020 do të shënojë të tjera projekte më palën turke, ku sipas saj, emergjencat civile mbeten kryefjala.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri ekipet e institucioneve të ndryshme të Turqisë mbërritën në Shqipëri për ndarjen e ndihmave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...