8.5 C
Tirana

Sulmi me thikë me 8 të plagosur Suedia heton për terrorizëm

Më datë:

Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm pas një sulmi me thikë në jug të Suedisë.

Sulmuesi, në të 20-tat, u arrestua pasi u qëllua dhe u plagos nga policia të mërkurën, në qytetin Vetlanda.

Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Sipas spitalit lokal, tre të plagosur janë në rrezik për jetën.

Policia tha se po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe se po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm.

Ministri i Brendshëm i Suedisë, Mikael Damberg, i tha Radios suedeze së është e rëndësishme të priten hetimet, përpara se të nxirren konstatime.

Policia nuk e zbuloi shtetësinë e sulmuesit të dyshuar, por tha se ai ka qenë i njohur për autoritetet për krime më të vogla.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se “dhuna e tmerrshme” është një kujtesë se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.

Forca shtesë të policisë janë vënë në patrullë në zonën e sulmit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...