13.5 C
Tirana

“Nuk pres nga drejtësia zgjedhje të lira e të ndershme”, Meta bën paralajmërimin e fortë dhe iu drejtohet krerëve të partive: Mos intimidoni votuesit

Më datë:

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos intimidojnë votuesit në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një takimi online me përfaqësues të shoqërisë civile, Kreu i Shtetit deklaroi se duhen ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë dhe të kuptojnë se fuqia e tyre në demokraci është pikërisht vota e tyre.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit bëri një deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, teksa tha se nuk pret nga drejtësia që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë.

Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht.

Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne.

Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre.

Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, çon përpara demokracinë, e forcon dhe përmirëson atë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...