23.5 C
Tirana

Sfidat e arsimit gjatë pandemisë/ Ministrja e arsimit: Po bëjmë çdo përpjekje që procesi mësimor të mos ndërpritet

Më datë:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka diskutuar rreth sfidave kryesore me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kushtet e pandemisë Covid 19, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Në postimin e saj rreth këtij takimi, ministrja Evis Kushi nënvizon se “përtej efekteve të papritura të kësaj periudhe të pazakontë, janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment”.

Gjithashtu, ajo përmend disa prej masave të ndërmarra përgjatë pandemisë, të cilat kanë pikërisht në fokus gjithëpërfshirjen dhe garantimin e cilësisë në mësimdhëne e mësimnxënie:

“Kanali i dedikuar ‘RTSH Shkollë’, platforma ‘Akademi.al’, trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve për të përballuar situatën, garantimi i mjediseve të sigurta shkollore sipas protokolleve anti-Covid, 1000 mësues shtesë, dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial, shpërndarja e tabletave digjitale për nxënës në nevojë e nxënës të klasave kolektive, janë disa prej masave të ndërmarra për garantimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...