23.5 C
Tirana

Durrës, vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç/ Bino: Ka më shumë burra se gra! Rama: Se ne jemi më të trembur

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndodheshin sot në Durrës për të vëzhguar nga afër vaksinimin e të moshuarve, mbi 80-vjeç.Manastirliu u shpreh se janë drejt përfundimit vaksinimet e bluzave të bardha, si dhe me ardhjen e vaksinës AstraZeneca, në mes të muajit mars do të nisin vaksinimet e mësuesve, me 14 mijë dozat e para.

Ministrja bëri me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.

Rama: Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të fillojmë me mësuesit.

Manastirliu: Po do të vazhdojmë me mësuesit. Kemi zgjedhur infermierë për tu trajnuar. Procesi do të bëhet në shkolla. Brenda 15 marsit mbaron vaksinimi i mjekëve, në tërësi janë më shumë se 11 mijë që kanë kryer vaksinimin.

E pranishme ishte edhe Dr. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila vuri në dukje se për t’u vaksinuar vijnë më tepër burrat se gratë, e pas kësaj nuk kanë munguar as batutat e Ramës.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra

Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë

Qytetari: Kam ardhur vullnetar

Rama: Po pse vini para grave.

Qytetari: Unë jam trim

Rama: Para gruas nuk je më trim, harroje!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...