6.5 C
Tirana

Përfitoi 6000 euro për ndryshimin e masës së sigurisë/ Përfundojnë hetimet për gjyqtaren Margjeka dhe bashkëpunëtorët e saj, të akuzuar për korrupsion

Më datë:

SPAK ka përfunduar hetimet për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Korcës, Mimoza Margjeka, e cila akuzohet se përfitoi 6000 euro për ndryshimin e masës së sigurisë të një të pandehuri.

Të akuzuar për korrupsion janë edhe Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i dhanë paratë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, gjithashtu i pandehur.

Gjyqtarja Margjeka përfitoi këtë shumë parash për ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 26.02.2021 ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.186/2020, në ngarkim të pandehurve:

Mimoza Margjeka dhe Arben Cara, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si...

Pezullimi i Ballukut, SPAK: Masë individuale, asnjë cenim i kompetencave të ekzekutivit

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të...

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi...

Petrit Qoli mohon praninë në funeral: Turp nga ‘kapiteni’

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në...