10.5 C
Tirana

Pse e sulmoi Fatos Nano? Meta nga Shkodra: Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje dhe zero akuza

Më datë:

Presidenti Ilir Meta i konsideroi “zero”, cilësimet dhe akuzat  e hedhura në drejtim të tij nga ish-Kryeministri socialist Fatos Nano në emisionin “Opinion”. 

Nano tha se Meta kishte përfituar shumë nga mbështetja që i kishte dhënë kur ai vetë ishte Kryetar i PS-së dhe Kryeministër i vendit, por se Meta, sipas tij ishte personi që përfaqësonte të shtatë mëkatet e Biblës.

I pyetur sot në Shkodër nga gazetarët për këtë qëndrim të ashpër të Fatos Nanos ndaj tij, Presidenti tha: ““Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi pandemisë…

Nuk kam asnjë koment, dhe njëherë tjetër e theksoj, për zero ngjarje, për zero akuza dhe për zero zero!”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F259185205741957%2F&show_text=true&width=560

Z. Meta, cilin nga mëkatet e Biblës keni bërë që ju ka cituar zoti Nano?

Presidenti: Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi pandemisë dhe mbështetja e të gjithë personelit mjekësor dhe shëndetësor në përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarëve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia. Problem mjaft kritik mbetet fakti që janë shumë më tepër ata që mjekohen në familje dhe kanë nevojë jo vetëm për protokolle të sakta që duhen ndjekur por edhe mbështetje, për të përballuar mjekimin e tyre si nga ana mjekësore dhe nga ana financiare. Problem mbetet përballimi me prioritet i pandemisë që e kam theksuar edhe në mesin e muajit dhjetor kur i kam kthyer për rishikim qeverisë dhe Kuvendit, Buxhetin e Shtetit për këtë vit, që për fat të keq nuk garantonte asnjë lloj mbështetje serioze për sektorin e shëndetit publik dhe për menaxhimin e pandemisë, por për fat të keq dyfishonte pagesat e Buxhetit të Shtetit për konçensionet e oligarkëve.

Pse ju sulmoi Fatos Nano, zoti Meta?

Presidenti: Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje.

E shihni si pasardhësin tuaj në Presidencë? Flitet se mund të jetë Presidenti i ardhshëm.

Presidenti: Nuk kam asnjë koment dhe njëherë tjetër e theksoj për zero ngjarje, për zero akuza dhe për zero zero!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...