13.5 C
Tirana

Vidhnin përmes kartave të kreditit, kreu i bandës së hajdutëve që u shkatërrua nga Europol, zbulohet se është shqiptar

Më datë:

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i EUROPOL ku u shkatërrua një grup kriminal që vidhte përmes kartave të kreditit.

Mediat greke raportojnë se kreu i këtij grupi nuk është grek, por me kombësi shqiptare.

Shqiptari me banim në Spanjë, qarkullonte me dokumentacionin e një shtetasi grek që jeton jashtë shtetit.

Fotografia dhe të dhënat e tij erdhën në policinë greke nga Europol dhe autoritetet helene arritën ta identifikonin mes 3000 personash me precedentë penale.

Grupi kishte arritur të grabiste përmes kartave 12.000.000 dollarë në 30 banka në Amerikë.

Po ashtu ky grup kriminal posedonte një hotel në Miajadas, Spanjë dhe kishte në plan të hapte një hotel në Gran, Austri dhe një në Mikono, Greqi.

Në total Europol arrestoi 105 shtetas në vende të ndryshme të Europës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha me drejtuesen e PPE: Largimi masiv i shqiptarëve pasqyron mungesën e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një...

Stuhi dhe përmbytje të forta godasin pjesën veriperëndimore

Stuhi të forta me shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

AKMC: Ulje e nivelit të lumenjve, prani uji në toka bujqësore dhe shkarje dheu në disa akse

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot...

U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

Një 76-vjeçare nga fshati Progër në Devoll, e raportuar...