13.5 C
Tirana

Tre ekstradime nga Interpoli, kush janë tre të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, italiane dhe gjermane

Më datë:

Policia e Shtetit deklaron se falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe.



Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...