14.5 C
Tirana

Në kërkim për vrasjen e ish-kapos së bandës së Durrësit, autoritetet arabe lirojnë nga burgu Plaurent Dervishaj

Më datë:

Lirohet nga burgu në Dubai Plaurent Dervishaj, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, ky i fundit një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit.

Ai cilësohet një nga personat kryesorë që organizoi vrasjen e Klodian Saliut dhe e ekzekutoi atë së bashku me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçin dhe me Indrit Taullain.

Autoritetet e Dubait kanë liruar nga burgu Plaurent Dervishaj dhe sipas SPAK shkak është bërë vonesa e dërgimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, edhe pse kjo e fundit deklaron se letërporosia është dërguar në kohë.

Kërkesa për ekstradim nga SPAK është firmosur në 21 dhjetor 2020. Plaurent Dervishaj u kap më 10 dhjetor 2020 në Dubai.

Më 21 dhjetor 2020 është përcjellë në rrugë diplomatike kërkesa për ekstradim si dhe i gjithë dokumentacioni sikurse kërkohet nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe mbi këtë shtetas. Kërkesa për ekstradimin e Plaurent Dervishajt nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri është dorëzuar më 28 dhjetor 2020 pranë Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, adresuar Zyrës Konsullore.

48-vjeçari kërkohet të ekstradohet në bazë të vendimit penal Nr.115, datë 02.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar Tiranë, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...