15.5 C
Tirana

Sërish përplasje në KQZ për zgjedhjet, Daka: Jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti

Më datë:

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish ka pasur përplasje mes kryetares së KQZ-së, Vladete Daka dhe anëtarit të LVV-së në këtë komision Sami Kurteshi.

Ky i fundit kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora. “Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”, ka thënë Kurteshi. Pas kësaj ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se është aprovuar një plan operacional dhe se në bazë të kësaj data e fundit për pranimin e votave nga diaspora është 12 shkurti.

“E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve. Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, ka thënë Daka.

Pas kësaj ka reaguar sërish Kurteshi e cili e quajti këtë si “goditje nën brez”. “Unë jam duke marrw goditje nën brez që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha Daka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...