13.5 C
Tirana

Bie për 50% numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitalet zvicerane

Më datë:

Në kohën e fillimit të këtij viti në spitalet zvicerane ishin të zënë 40 për qind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv, me pacientë të koronavirusit.

Ndërkohë kemi “vetëm” 27 për qind të shtretërve të përmendur, të zënë.

Me gjithë trendin e mirë, ende nuk ka arsye për t`u “çliruar” pasi që numri në fjalë mund të rritet përsëri.

Aktualisht 264 pacientë me koronavirus janë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve zvicerane, shkruan blick.ch.

Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten in einer Intensivstation im Universitaetsspital Basel, am Montag, 28. Dezember 2020, in Basel. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Ndërsa në fillim të vitit ishin 410 të tillë.

Ndërsa në krahasim me muajin nëntor, kur qe raportuar kulmi i pandemisë në Zvicër, numri i tanishëm i rasteve paraqitet i përgjysmuar.

Por kjo nuk jep arsye për “çlirim” ose neglizhim.

Në këtë javë javë BAG ka raportuar për herë të parë që nga dhjetori, vlerën R (reprodukuese) prej më shumë se 1.

Kjo tregon se vuse virusi po përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe, rrjedhimisht mund të pritet rritje e shpejtë e numrit të shtrimeve në spitale.

Veç kësaj, numri i mutacioneve të reja të koronës, që përhapen dukshëm më shpejt tanimë ka arritur në 20% të të gjitha infeksioneve.

Ndërsa në Britaninë e Madhe, ku këto mutacione kanë filluar disa javë më parë, ato përbëjnë tashmë afër 100% të të gjitha infeksioneve.

Prandaj, një zhvillim i ngjashëm mund të pritet edhe në Zvicër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...