2.5 C
Tirana

112 ditë prej ditë së zgjedhjeve, VV e LDK vazhdojnë të shtyhen për pozita

Më datë:

Gati katër muaj bisedime pa marrëveshje mes dy partive

Gati katër muaj po bëhen prej se LDK e VV po bisedojnë për marrëveshje koalicioni. Por, s’po merren vesh si të ndahen pozitat shtetërore. Dy ditë më parë, Albin Kurti kishte shkuar në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë. As aty s’pati ndonjë rezultat. Më herët partitë ishin takuar në hotel dhe në zyrat e Parlamentit.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike s’kanë folur nëse do të ketë takime sot në Parlament, hotel apo në rançin e Isa Mustafës.

Ndërkohë, kanë kaluar 112 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, të premten mbrëma, ka shkuar në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë. Por, edhe aty s’ka arritur të bëjë marrëveshje. S’kanë dhënë asnjë detaj të këtij takimi për dallim prej herëve tjera kur Kurti publikonte edhe video pas takimeve me zyrtarët e LDK’së.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje, shkruan zeri.info.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...