7.5 C
Tirana

Macron për dialogun Kosovë-Serbi: Llogaritni në dyert e mia

Më datë:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Macron është taktuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Paris, ku temë kryesore ka qenë çështja e Kosovës.

“Janë bisedime të rëndësishme që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian dhe dua edhe një herë të shpreh mbështetjen e Francës për Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak”, ka thënë Macron për media, raporton “RTS”.

Ai ka shtuar se ka biseduar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, në nëntor dhe se do të bisedojë edhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
 

”Patëm bisedime të besimit të plotë me presidentin Vuçiq sa i përket kësaj teme, dhe dua të përshëndes rrezikun që ka marrë ai disa herë për të propozuar disa zgjidhje që janë inovative. Jam i gatshëm t’i mbështesë ato, zgjidhjen e vetme që do të çonte deri te përparimi në këtë çështje dhe të zgjidhet ajo”, ka thënë Macron.

Ai ka thënë se mbështesë të gjithë që duan të përparojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Llogarisni në dyert e mia, e unë do të vazhdojë të jem me ju derisa të arrijmë përparim në këtë rrugë, në rrugën e normalizimit, por edhe në rrugën që na sjellë stabilitet e paqe në rajon dhe e di se ky është synimi i juaj”, kat hënë Macron.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e Kosovës nuk është e lehtë, por se duhet të punohet të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dyja palët.

“Çështja e Kosovës dhe Metohisë është shumë e rëndësishme për ne dhe nuk është fare e lehtë. Të gjithë duhet të punojmë të arrijmë një zgjidhje të pranueshme për dyja palët, që deri më tash nuk ka qenë çështja ashtu. Gjithmonë kam qenë i gatshëm ta dëgjojë presidentin Macron dhe idetë e tij, që të mundohemi t’i afrohemi marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...