14.5 C
Tirana

Spiropali: S’kemi qenë kurrë më pranë procesit të anëtarësimit

Më datë:

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar opozitën jashtëparlamentare, që tentoi të rrëzonte institucionet në 2019-ën.

Teksa u ndal tek vendimi për djegien e mandateve, Spiropali tha se ky reagim erdhi pas vendimit të Berishës.

Sipas Spiropalit, vendi ynë nuk ka qenë kurrë kaq pranë procesit historik të anëtarësimit në BE.

“Dy ish –deputetë që partia i nxori në rrugë, po flisnin për distancën që kemi krijuar ne me BE. Të vësh duart në kokë është pak.

Të gjithë deputetët e opozitës u nxorën zvarrë me urdhër të Berishës, në një moment delikat, dhe SHBA dhe BE e konsideruan minim të demokracisë së vendit.

Janë po të njëjtin njerëz që pa turp flasin për perspektiven evropiane dhe përpjekjet për të na afruar me Europën, kur ishin ata që sulmuan fizikisht institucionet.

Po ju them me përgjegjshmëri të plotë se nëse ka maxhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur, për sa i përket BE-së, është kjo maxhorancë, që ka punuar me fakte.

Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë falë këmbënguljes së kësaj maxhorancë, edhe përkundër minimit të institucioneve një vit të rëndësishëm. Edhe në vitin 2020, një vit i vështirë, përmbushëm detyrat tona.

Miratimi i reformës zgjedhore, Gjykata e Lartë dhe ajo kushtetuese, ngritja e SPKA dhe BKH, janë disa prej tyre.

Ata që ngërdheshen presin që kushtet Shqipërisë t’i shtohen. Por edhe Gjermania e deklaroi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj. Shqipëria, institucionet e saj, dhe ne si komb, s’kemi qenë kurrë më pranë këtij procesi historik të anëtarësimit.

Kjo falë këmbënguljes tonë për të mbajtur institucionet në këmbë. Për këtë ka meritë dhe opozita parlamentare. Ndonëse atë që kanë bërë e kundërshtojnë dhe me fjalë.”, tha Spiropali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...