16.5 C
Tirana

Shpresë për Shqipërinë?! Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX të OBSH

Më datë:

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë dy burime që janë në njohuri të kësaj marrëveshjeje, shkruan Reuters.

Programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra. Pjesë e këtij programi është edhe Kosova, e cila pritet të marrë nga COVAX-i doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës.

Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike të premten, thanë burimet. Ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi COVAX nga Pfizer/BioNTech, por pritet që sasia të jetë e vogël.

Një burim tha se dozat e para të vaksinës do t’iu jepen shteteve, që janë pjesë e COVAX-it, për të vaksinuar punëtorët e tyre shëndetësorë.

Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të hënën deklaroi se COVAX-i ishte në “diskutime mjaft të detajuara” me Pfizerin dhe tha se pret që kjo kompani ta furnizojë me vaksina COVAX-in “shumë shpejt”.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt.

Të enjten, COVAX tha se planifikon që të shpërndajë rreth 1.8 miliard doza më 2021 në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27 për qind të popullatës të këtyre shteteve./rel

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE pritet të japë 900 mln euro, Kos paralajmëron Kosovën për vonesën e reformave

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka...

Vdekja e Doriana Hakës dy javë pas lindjes, dënohen me burg reanimatorja dhe kirurgu

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona...

Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në...

Shkarje dheu dhe përmbytje nga reshjet në disa zona në Korçë, evakuime në Sovjan

Reshjet e dendura të këtyre ditëve, veçanërisht gjatë 24...