13.5 C
Tirana

Qëlloi me armë zjarri drejt lokalit në Tropojë, prangoset 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Më datë:

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, të përfshirë në një ngjarje kriminale në fshatin Sopot të Tropojës.

Në pranga të policisë ka rënë shtetasi me inicialet G.Rr, që akuzohet për dy vepra penale. Në lidhje me ngjarjen, një tjetër person u kap një ditë më parë, kurse është në kërkim edhe një i ri.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 25.05.2020, në fshatin Sopot.

35-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“ mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka dërguar urdhrin për ndalimin e tij, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“ mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.

Ditën e djeshme është arrestuar një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. H.

Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit G. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...