18.5 C
Tirana

“S’kemi mure, s’kemi ku të rrimë”, banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Plazhit: Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër

Më datë:

Banorët e disa pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në zonën e Plazhit në Durrës, prej 14 muajsh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga Bashkia nëse banesat e tyre janë të banueshme ose jo.

Këtë ankesë ata e kanë thënë vetë në një takim që kanë pasur me kreun e PD Durrës Ferdinand Xhaferraj. Ata kërkuan që Bashkia të sjellë ekspertët e saj për t’u dhënë garanci.

Banorët theksuan se grupi i ekspertëve francez të cilët inspektuan pallatin menjëherë pas tërmetit në vitit 2019, konstatuan se pallati ishte i dëmtuar.

“Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë. Nuk kemi mure, nuk kemi se ku të rrimë”, thotë një banore e cila shtoi se familjarët kanë punuar me djersë për të blerë shtëpitë e tyre dhe i bën thirrje Edi Ramës ta shohë me seriozitet problemin e tyre dhe të qindra familjeve të tjera që kanë po të njëjtin problem.

Një tjetër banor i pallatit të dëmtuar thotë: “Na kanë mbajtur me rrena, me premtime boshe. Shiheni vetë, në qoftë se në këtë pallat banon kryeministri, edhe unë jam dakord, por kjo duket me sy”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

“Kemi shkuar disa herë në Bashki, na kanë premtuar se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur”, thotë një tjetër banore me lot në sy, e cila prej më shumë se një viti jeton me qira të cilën nuk ia rimburson as shteti dhe as bashkia.

Kreu i PD në degën e Durrësit Ferdinand Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve rikujtoi se qeverisë shqiptare i janë dhënë mbi një miliard euro nga BE dhe SHBA për rindërtimin nga tërmeti.

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki alabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me alabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai, kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë”, tha Xhaferraj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...