13.5 C
Tirana

Një ditë pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, protestojnë banorët: Drejtësi për Lirimin

Më datë:

Të hënën Prizreni u tronditë nga vrasja e 15-vjeçarit Lirim Buduri, i cili pas një kacafytje me 4 moshatarë të tij ishte therur me thikë për vdekje, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa sot banorët e lagjes “Bajram Curri”, me një protestë kanë kërkuar nga organet kompetente të ofrojnë siguri për banorët e nxënësit.

Ata kanë kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se protesta të ngjashme në rast të mosmarrjes së ndonjë veprimi konkret nga institucionet, do të vazhdojnë edhe mëtej.

Ata me parulla: “Drejtësi për Lirimin!”, “Dua të jetoj ende!”, “Stop vëllavrasjeve!”, kanë protestuar në mëngjesin e sotëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...