13.5 C
Tirana

“Do e martojmë me gocë nga Kurbini”, Rama batuta me punëtorët turq të rindërtimit në Laç: Do bëjnë një qytet, që s’do e njihni!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë punimet që kanë nisur në Laç nga Turqia për rindërtimin e zonës më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë diskutimeve me punëtorët turq nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit Rama, i cili mes të tjerash i ka thënë njërit prej tyre se “Do e martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini”.

Ndërkohë, një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se për Krishtlindje e Vit të Ri, në fund të 2021-shit, “Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij!”.

“10 kompani shqiptare, kompania turke Albayrak dhe afro 3000 punëtorë janë të angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit me 727 apartamente të reja, blloqeve ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësit të ri, 4 shkollave të reja e 3 rinkonstruksioneve të thella, 2 kopshteve të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re. *për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij!”, shkruan Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...