14.5 C
Tirana

Kurti e Osmani shkojnë bashkë për homazhe në Reçak

Më datë:

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes politike kanë shkuar bashkë në Reçak, në 22 vjetorin e masakrës.

Ata kanë bërë homazhe tek varrezat dhe lapidari i viktimave nga kjo masakër.

U.D e presidentit, Vjosa Osmani tha se dëshmitë e gjenocidit serb mund të gjenden gjithku në Kosovë, andaj sipas saj duhet të kërkojmë që bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi.

Ajo tha se Serbia udhëhoqi luftën me mendje gjenocidale, dhe se sipas saj një filozofi e tillë mbizotëron ende atje.Teksa lideri i VV-së, Albin Kurti tha se kjo ngjarje e para 22 viteve pati alarmuar dhe ndërgjegjësuar edhe opinionin ndërkombëtar.

Ai tha se ishte pikërisht masakra sikur kjo, ajo që vuri në lëvizje fuqinë më të madhe ushtarake ndonjëherë, NATO-n.“Jo vetëm urdhër-dhënësit por edhe ekzekutorët dihen edhe me emra”, tha Kurti teksa shtoi se drejtësia ndërkombëtare duhet ta kryejë punën e vet në këtë aspekt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...