Lejet e legalizimeve të shpërndara nga deputeti i PS, KQZ gjobit kreun e Kadastrës Lushnje

Më datë:

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka gjobitur kreun e Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu me 1,500 lekë gjobë.

Ky i fundit u gjobit pasi deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka dalë duke shpërndarë leje legalizimesh.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se veprimet e drejtorit rajonal janë në kundërshtim me ligjin, pasi shërbimet kadastrale bëhen vetëm në sportel.

Po ashtu, Celibashi është shprehur se lejet nuk duhej të viheshin në mbështetje të partive apo të kandidatëve.

“Drejtori nuk solli asnjë prove që shpërndaja e lejeve të legalizimit ishte bërë sipas ligjit. Veprimet e kryera prej tij dhe stafit të tij kanë kontribuar në kundërshtim me ligjin për kadastrën, duke u krijuar mundësi subjekteve politike ta kryejnë këtë proces në funksion të interesave të tyre.”

Më 28 Dhjetor të vitit të kaluar, Çela ndau foto duke shpërndarë leje legalizimi në disa familje në njësinë administrative Hyzgjokaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Qendrore e Kosovës përfshin për herë të parë arin në portofolin e rezervave

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se ka shënuar...

PD kërkon debat për projektrezolutën e integrimit, Balla: Në program javën tjetër kur të miratohet në PE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Bardhi: PS kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardh...

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...