Akuzat për shkarkim/ Donald Trumpit do i ndalohet të mbajë poste të larta në administratën amerikane?

Më datë:

Disa ligjvënës amerikanë kanë thënë se presidenti Donald Trump duhet të skualifikohet nga mbajtja e një posti politik sërish, pas fajësimit të tij të mërkurën për nxitjen e një turme që sulmoi Kapitolin, ndërsa ligjvënësit po certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Tani që Trump është fajësuar, Senati do të mbajë një seancë, që ai të mos mbajë më asnjëherë në jetën e tij një post të lartë në administratën amerikane. Ekspertët ligjorë thanë se skualifikimi mund të arrihej përmes procedurave të fajësimit ose ndryshimit të 14-të të Kushtetutës së SHBA.

Kushtetuta e SHBA-ve thotë se ka dy mënyra për të ndëshkuar një zyrtar të fajësuar: largimi nga detyra ose “skualifikimi për të mbajtur çdo post nderi, besimi ose fitimi në Shtetet e Bashkuara”. Është përfunduar tashmë një aspekt ligjor, që fajëson Trumpin për nxitje të kryengritjes kur ai mbajti një fjalim për mbështetësit pak para se turma pro-Trump të sulmonte Kapitolin.

Trump ka të ngjarë të argumentojë në seancë se fjalimi i tij ishte i drejtë, bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës dhe se, ndërsa ai u tha mbështetësve të “luftonin”, ai nuk e kishte ndërmend atë si një thirrje të drejtpërdrejtë të dhunës.

Largimi i një zyrtari nga posti kërkon një “bindje” nga një shumicë e dy të tretave të Senatit, sipas Kushtetutës. Vetëm një shumicë e thjeshtë është e nevojshme për skualifikimin nga postet. Historikisht, kjo votë ndodh vetëm pas një dënimi. Tre zyrtarë federalë në historinë e SHBA-ve janë skualifikuar përmes procedurave të fajësimit. Të tre ishin gjyqtarë federalë.

Kohët e fundit, në 2010 Senati hoqi dhe skualifikoi nga marrja e një posti zyrtar një gjykatës të Luizianës, sepse zbuloi se ishte përfshirë në korrupsion.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...