Putin: Javën tjetër të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në Rusi

Më datë:

Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të mërkurë ka kërkuar nga të gjithë zyrtarë kryesorë të shëndetësisë që të bëhedn gati dhe të nisin vaksinimin masiv për koronavirus në të gjithë vendin hjavën që vjen.

Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e shkallës së gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet, ka thënë se 1.5 milion rusë tashmë kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V.

“Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, ka thënë Putin.

Ndërkohë zëvendës-kryeministrja ruse, Tatiana Golikova ka thënë se autoritetet do të jenë të gatshme për të zgjeruar programin e vaksinimit nga e hëna. Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator.

Zyrtarët rusë besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Të mërkurën, Rusia ka raportuar për 22,850 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Finlandë-Shqipëri, në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Tifozët shqiptarë mund të sigurojnë tashmë biletat për të...

Bozdo: Kompanitë si modeli KAYO janë shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit financimet publike

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha sot se...

Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar.

Kuvendi i Kosovës nuk përmbylli konstituimin as në seancën...

Përndiqte Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari pranë shtëpisë së saj

Një 25-vjeçar është arrestuar pranë shtëpisë së Kris Jenner...