Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset 45-vjeçari, dërgohet në spital

Më datë:

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot. Policia njofton se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi.

45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje, nëse Ibrahimi është qëlluar nga dikush tjetër apo është vetëplagosur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Prokuroria Sarandë sekuestron hotelin “Oasis” në pronësi të Alqi Papës

Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli...

Berisha: Integrimi në BE, i padëshirueshëm për qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë...

Një viktimë nga norovirusi, mbi 1,700 persona në karantinë në një anije turistike në Francë

Më shumë se 1,700 persona janë vendosur në karantinë...