Drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më datë:

Policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

Në pranga ka rënë vlonjati P. N., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...