“I vrau Taulanti”! Detaje tronditëse nga masakrimi i çiftit Pasho, zbardhen bisedat sekrete të Elona Kaleshit dhe vajzave të viktimave

Më datë:

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga krimi horror i ndodhur në Itali, ku çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të vrarë dhe copëtuar brenda disa valixheve. Mediet fqinje raportojnë sot se e arrestuara si autore e krimit të rëndë, ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, ka fajësuar për ngjarjen horror Taulant Pashon.

“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”.

Biseda telefonike është zbardhur nga grupi hetimor, ku mes të tjerash 36-vjeçarja Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje, siç raportojnë mediet italiane, ajo ka thënë se i biri i kishte tërhequr zvarrë me skuter më herët prindërit e ndjerë.
Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vittoria dhe Dorina, ku e para thotë se “vrasësi është Kalesha. Unë i thashë familjes Kalesha”.

Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”.

Më datë 8 Janar shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës. Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...