Shuhet nga koronavirusi zbuluesi i “tulipanit shqiptar”, biolog i njohur dhe zyrtar i lartë në Kukës

Më datë:

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër zytari të lartë në vend. Mësohet se ka ndërruar jetë drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi.

Me profesion biolog, Hallaçi ka një veprimtari të shquar në ruajtjen e natyrës jo vetëm në qarkun e Kukësit.

Ai njihet edhe si zbuluesi i “tulipanit shqiptar”, një lloj i rrallë tulipani që gjendet vetëm në zonat malore të qarkut verior.

Njoftimi:

Pusho i qetë miku ynë, Besnik!

Fillimi i këtij viti na solli një dhimbje dhe trishtim shumë të madh me humbjen e mikut dhe kolegut tonë Besnik Hallaçi, Drejtor i AdZM Kukës!

Covid-19 vijon të marrë jetë, mbrëmë na mori profesorin e nderuar, drejtuesin shembull e frymëzues për stafin e tij, por edhe të gjithë ne që punuam me të, miku e kolegu i paharrueshëm, do të mbahesh mend gjithmonë si zbuluesi i tulipanit shqiptar, avokati e lobuesi i përhershëm i të gjitha çështjeve mjedisore, fotografi i përkushtuar i bukurive natyrore të bjeshkëve të Kukësit!

Para disa vitesh, kur më shumë se besim kishte skepticizëm, një grup njerëzish vullnetplotë, profesorë, akademikë, studiues, inxhinierë pyjesh, etj., vendosën të krijonin institucionin që do të merrej në mënyrë të veçantë me zonat e mbrojtura, një ndër ta ishte edhe Besniku, ky grup nga sot e tutje, nuk do të jetë më njësoj!

Pushofsh në page miku ynë, na ke lënë kaq shumë vepra për të kujtuar gjithmonë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...