Vetëm 6 komuna në zonë të kuqe, Zemaj thotë se situata me Covid-19 është më e mirë

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se në kategorizimin e ri të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës, për 100.000 banorë, në zonën e kuqe kanë mbetur vetëm 6 komuna.

Pavarësisht të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike, Zemaj ka thënë se masat aktuale mbesin edhe më tutje në fuqi.
Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë.

Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik, është obligim sa moral po aq edhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë.

E deri te kjo fitore, na duhet ende t’i kemi masat në fuqi dhe kategorizim të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës, për 100.000 banorë.

Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë.

Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë 6 vetëm komuna:

Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna:

Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna:

Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.

Lakorja e infeksionit është në rënie, andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Qoftë një vit i mbarë për juve dhe familjet Tuaja, vetëm bashkë mund t’ia dalim!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...