9.5 C
Tirana

Në Bernë, skaneri më i shpejtë dhe më i detajuar në botë

Më datë:

Skaneri më i shpejtë në botë me trup të plotë u ndez në Bernë të Zvicrës.

Sipas Inselspital të Universitetit Bern, skaneri hap dimensione të reja në hulumtime, diagnostikime dhe planifikime terapie.

Skanuesi më i shpejtë në gjithë botën PET / CT i të gjithë trupit ka hyrë në veprim në Inselspital të Universitetit të Bernës, transmeton tutje albinfo.ch.

“Skanuesi i ri PET / CT, i cili po hyn në veprim në departamentin e mjekësisë bërthamore, është një moment historik i vërtetë”, tha mjeku i departamentit Axel Rominger në një deklaratë të mërkurën.

“Me një fushë shikimi të shtrirë mbi 106 cm, tani është e mundur të prodhohen imazhe PET / CT të të gjithë kokës dhe bustit me një lëvizje.

Kjo do të thotë që, për herë të parë, mund të prodhohen imazhe aktuale 4D të një pjese të madhe të trupit”.

Skanuesit e sotëm PET kombinohen me një tomograf kompjuterik (CT), i cili mund të vizualizojë struktura anatomike, të tilla si kockat dhe indet, duke bërë të mundur që sinjali PET të vendoset saktësisht në trup. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjekmarkaj te OSBE: Qeveria bllokon hetimet për Ballukun, sulm frontal ndaj drejtësisë!

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me...

Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një...

PD denoncon: Ergys Agasi ndërton kompleks te Eco-Parku

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në...

Tragjedi në rrugët e Italisë: Dy shqiptarë humbin jetën, tre të tjerë të plagosur

Në pasditen e 29 janarit 2026, një aksident i...