4.5 C
Tirana

Konfirmohet rasti i parë i llojit të ri të Covid-19 në SHBA, ekspertët paralajmërojnë: Është shumë ngjitës!

Më datë:

Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit të ri të COVID-19 që është parë në Britani, është zbuluar në Kolorado, njoftoi të martën guvernatori i këtij shteti, Jared Polis.

Varianti i koronavirusit u zbulua në një djalë në të 20-at, i cili është në vetizolim në juglindje të Denverit dhe nuk ka bërë udhëtime kohët e fundit, thanë zyrtarët shtetërorë të shëndetit.

Laboratori shtetëror i Kolorados konfirmoi variantin e virusit dhe i njoftoi për rastin Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shkencëtarët në Britani besojnë se varianti i ri i virusit është më ngjitës sesa llojet e identifikuara më parë të SARS-CoV-2. Vaksinat që jepen tani mendohet të jenë efektive kundër variantit të ri të Covid-19, thanë zyrtarët shëndetësorë të Kolorados në një njoftim për shtyp.

Zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë raste të tjera të mundshme dhe po merren me gjurmimin e kontakteve për të përcaktuar nivelin e përhapjes së variantit të virusit në të gjithë shtetin.

“Ka shumë gjëra që nuk i dimë për këtë variant të ri të COVID-19, por shkencëtarët në Britani po paralajmërojnë botën se ai është shumë më ngjitës se llojet e tjera. Shëndeti dhe siguria e banorëve të Kolorados është përparësia jonë kryesore, dhe ne do të monitorojmë nga afër këtë rast, si dhe të gjitha të dhënat e tjera rreth COVID-19”, tha guvernatori Polis.

Zoti Polis dhe zyrtarët shtetërorë të shëndetit pritet të bëjnë komente publike të mërkurën.

Zbulimi i variantit të ri detyroi Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve të nxjerrë rregulla të reja në Ditën e Krishtlindjes për udhëtarët që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara nga Britania, duke kërkuar që ata të tregojnë prova të një testi negativ të COVID-19./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...