11.5 C
Tirana

Kryeparlamentari Ruçi pret delegacionin e PDK: Nuk do të lejojmë të njolloset imazhi i Kosovës dhe luftës së UÇK-së!

Më datë:

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, Kryetar në detyrë i partisë. Në takim moren pjesë Zëvëndëskryetari i PDK, Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, Uran Ismaili.

Gjatë takimit u bisedua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë. Gramoz Ruçi vleresoi qendrimin dinjtoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën”, nënvizoi Kryetari Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Enver Hoxhaj falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për mbështetjen e fuqishme që Shqipëria i jep mbrojtjes së të vërtetës për Kosovën dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të bëhet dhe mbetet i qartë për të vërtetën e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë, ShBA, NATO dhe BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...