13.5 C
Tirana

Policia aksion në Tiranë, arrestohet i shpalluri në kërkim dhe 7 të tjerë, akuzat që rëndojnë mbi to

Më datë:

Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve I.Q., 40 vjeç, sepse me Vendimin Penal Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2muaj burgim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...