13.5 C
Tirana

Berset nuk përjashton ashpërsimin e mëtejmë të masave

Më datë:

Sot, në Bazel, në orën 13.00 është hapur qendra e vaksinimit. Me këtë rast, aty do të jetë i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë,  Alain Berset, shkruan srf.ch.

Para kësaj, Berset ka vizituar njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Bazelit. “Aty bëhet shumë e qartë se pandemia as për së afërmi nuk ka përfunduar”, ka thënë Berset.

Sidoqoftë, nga mesdita e sotme, njerëzit e parë do të vaksinohen kundër Covid-19 këtu në Qendrën e panaireve (Messe) në Bazel.

Në dy javët e ardhshme këtu do të vaksinohen 5000 njerëz  kundër koronavirusit. Ministri Berset e sheh qendrën e vaksinimit si një model për kantonet e tjera.

Ndërkaq, mbetet e paqartë se si është zhvilluar dhe po zhvillohet pandemia gjatë kohës së pushimeve. Kjo vjen për shkak të vonesave të raportimit dhe vëllimit më të ulët të testimeve.

Alain Berset, duke folur në konferencën për media në Bazel ka thënë se vaksinimin e sheh si një faktor që do të bëjë ndryshimin. Por ai ka paralajmëruar se duhet të vazhdojnë të respektohen masat e higjienës dhe mbajtja e distancës.

Edhepse për momentin nuk janë planifikuar masa më të rrepta, Berset ka thënë se as kjo nuk mund të përjashtohet, pra varet nga rrethanat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...