11.5 C
Tirana

Ulet numri rasteve me COVID-19 në Kosovë, raportohen 7 vdekje

Më datë:

Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar sot shtatë raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 270 raste të reja të infektimit me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...